“Hiti me Capital T dhe Mandin e Nishtullës”, Anxhela Peristeri: Nuk pritej që ne të tre të bëheshim bashkë

“Hiti me Capital T dhe Mandin e Nishtullës”, Anxhela Peristeri:

Anxhela Peristeri e ftuar këtë puntatë të Why Not në RTV Ora ka folur edhe për bashkëpunimin dhe një nga hitet e verës që lamë pas, bashkëpunimi me Capital T dhe Mandin e Nishtullës, “Habibi”.

Ajo tha se kënga fillimisht iu dha nga Irkenc Hyka për ta kënduar solo, por ishte ajo që ia tregoi Capital T. Ky i fundit propozoi që pjesë e këngës të ishte dhe Mandi i Nishtullës.

Anxhela Peristeri: Kënga është dëgjuar në masë. Pati një feetback të mirë. Kjo u duk që në javën e parë të publikimit. Mesa duket ka qenë një bashkëpunim shumë i qëlluar, sepse nuk pritej që ne të tre të bëheshim bashkë. Kënga ka qenë e Irkenc Hykës që ma ka treguar mua për ta kënduar vetë. Unë ja kam dërguar Capitalit, dhe ai pati mendimin që të marrim dhe Mandin. Kështu ka ardhur bashkëpunimi.

EMISIONET