Angelina Jolie flet si rrallëherë për jetën personale: Kam kaluar shumë periudha të errëta

Angelina Jolie flet si rrallëherë për jetën personale: Kam

Aktorja Angelina Jolie, ka folur për rolin e saj në filmin e fundit “Those Who Wish Me Dead”

Në një intervistë për Entertainment Tonight, Jolie thotë se roli I saj në fil lidhet shumë me jetën e saj personale.

Aktorja 45-vjeçare interpreton karakterin e Hannah Faber në filmin “Those Who Wish Me Dead”, e cila e gjen veten duke u ndeshur me PTSD pasi përjetoi një tragjedi në punë por në fund gjeti forcë për të kapërcyer pengesat e jetës.

Ajo ka treguar në një periudhë të jetës së saj ndihej e thyer, ashtu sikurse karakteri në film.

“Të gjithë kemi patur periudha në jetën tonë kur ndihemi të lodhur dhe unë përjetoja një periudhë të tillë. Kam patur pjesën time të gjërave që më bënë të ndihem…e dini, është e vështirë të flas shumë për këtë, por thjesht ndihesh e thyer.”, tha aktorja.

Ajo shprehet se një nga momentet e vështira në jetën e saj, ishte edhe vdekja e nënës së saj nga kanceri para 14 vitesh.

“Kam kaluar shumë periudha të errëta në jetën time. Kur nëna ime ndërroi jetë nga kanceri në 2007. Ndihesh sikur dëshiron të fshihesh ose nuk je i sigurt se çfarë ka mbetur tek ty. Merrni një mundësi, unë do të inkurajoja cilindo që ta bënte këtë gjë.

Ndoshta nuk jeni një aktor, por kjo nuk ka rëndësi. Shkoni diku, shikoni çfarë mund të bëni vetë. Vendoseni veten kundër elementëve ose provoni diçka që kurrë nuk e keni provuar dhe bëni përpjekje për të rizbuluar atë forcë që keni përbrenda.“, tha aktorja. 

EMISIONET