Tronditet Brazili, adoleshenti vret dy fëmijë dhe një mësues në një çerdhe

Tronditet Brazili, adoleshenti vret dy fëmijë dhe një mësues

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Brazil. Policia në Brazil thotë se një adoleshent ka vrarë të paktën dy fëmijë dhe ka plagosur një mësues në një çerdhe. Sipas mediave të huaja sulmi ka ndodhur nga një adoleshent, i cili kishte hyrë i armatosur me një hanxhar dhe sulmoi fëmijët e mësuesen.

Fëmijët thuhet se ishin më pak se dy vjeç.

Dëshmitarët tregojnë se kanë dëgjuar britma dhe të qarat e fëmijëve, por adoleshenti nuk ishte tërhequr dhe kishte sulmuar disa persona të tjerë, por fatmirësisht nuk ka të tjerë të lënduar.

Tashmë adoleshenti është arrestuar dhe do të merret në pyetje lidhur me motivet që e kanë shtyrë drejt këtij akti të rëndë. Sipas mediave lokale ai është 18 vjeç, por megjithatë emri i tij nuk është bërë publik.

Edhe pse policia ka deklaruar se deri tani ka dy viktima, raportohet se numri i fëmijëve që kanë vdekur mund të jetë më i lartë.

Deri tani është zbuluar një pjesë e dinamikës së ngjarjes dhe mësohet se i riu ka sulmuar fillimisht mësuesit e më pas fëmijët që ishin në një dhomë.

Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe më herët në Brazil, ku në vitin 2011 u vranë 12 fëmijë dhe 22 të tjerë u plagosën rëndë pasi një 22-vjeçar hapi zjarr drejt shkollës.

 

EMISIONET