24 orë në "burg", Kristi dhe Qetsori përpiqen të kenë kontakt me shtëpinë (VIDEO)

24 orë në "burg", Kristi dhe Qetsori përpiqen të

Bledi, Dea, Kristi dhe Qetsori janë ‘burgosur’ që prej mbrëmjes së djeshme, veprim ky i pasuar nga zgjedhja e Efit për Kutinë e Pandorës. 

Dita e tyre e parë eshtë shoqëruar me komente si nga banorët brenda dhe atyre jashtë burgut. Por vetëm 24 orë pas futjes në izolim, banorët e burgosur janë përpjekur të krijojnë kontakt me pjesën tjetër të shtëpisë.

Ditën e sotme, Vëllai i Madh u dha një mundësi banorëve për të rikuperuar paratë e humbura nga çmimi i madh.

Ata janë vendosur përballë një sfide, ku me shumicë votash dy prej tyre do të shkojnë në burg e ti bashkohen  katër të burgosurve, me afat të pa caktuar deri në një njoftim të dytë.

Nëse banorët pranojnë, çmimit të madh do t’i shtohen dhjetë mijë euro, e nëse jo do humbasin dhjetë mijë euro të tjera.

EMISIONET