Librazhd, i vë flakën bashkëfshatarit për motive pronësie, prangoset 55-vjeçari

Librazhd, i vë flakën bashkëfshatarit për motive

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në rrethin e Librazhdit. Një 55-vjeçar ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën një bashkëfshatari të tij pas një konflikti me këtë të fundit për motive pronësie.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Dardhë të Librazhdit ku 55-vjeçari Jashar Hoxha ka lyer me benzinë shtetasin S. Poçi dhe më pas i ka vënë flakën.

Sipas policisë Poçi kishte shkuar në banesën e 55-vjeçarit për tu sqaruar për çështjen e pronësisë dhe ngjarja ka ndodhur pasi autori dhe i plagosuri kishin konsumuar  darkën së bashku.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Librazhdit por më pas është dërguar për një ndihmë më të specializuar në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Mësohet se Poçi ka djegie të mëdha në trup dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë arrestuar 55-vjeçarin I cili akuzohet për vrasje të mbetetur në tentativë për motive pronësie.

 

EMISIONET