Lezhë, "Të njohim Shqipërinë", tur i fëmijëve të emigrantëve me banim në Suedi
Për herë të parë fëmijët e emigrantëve shqiptarë të Kosovës, por që banojnë në Suedi, kanë vizituar Lezhën. Njohja me gjuhën, traditën dhe historinë mijëra vjecare të Lezhës, ka qenë objekt i turit.
Femijet e emigranteve shqiptare që jetojnë në Suedi, u jane bashkuar bashkëmoshatareve të shkolles "Besëlidhja" në Lezhe per te ndare gjithcka qe lidhet me historine, kulturen dhe traditen shqiptare.
Zhvillimi i oreve te perbashketa ne histori, letersi dhe muzike kane shoqeruar kete takim te femijeve, që konsiderohen një mundesi më shumë që brezat e rinj te mbajnë të gjallë dhe të ruajnë identitetin e tyre shqiptar.
Kjo eshte hera e pare që Lezhën e viziton një grup fëmijësh të emigrantëve shqiptarë, por janë të shumta familjet shqiptare në emigrim që kanë shfaqur interes t'i bëjnë femijët, pjesë e tureve në atdheun e tyre.
