Lezhë, mungojnë hapësirat për fëmijët, çdo ditë rrezikojnë jetën në rrugë makinash

Lezhë, mungojnë hapësirat për fëmijët, çdo

Lezhë - Luajnë në rrugë apo në cepe pallatesh, pasi kjo është e vetmja mënyrë argëtimi që kanë fëmijët lezhjanë.

Pasi kanë përfunduar shkollën, këta fëmijë kërkojnë të argëtohen, por Bashkia nuk ka mundësuar asgjë për ta. Asnjë kënd lojrash, lulishtet sa vijnë dhe reduktohen dhe rruga mbetet zgjidhja e vetme që kanë, por bashkë me lojën rritet edhe rreziku për aksidente.

Fëmijët kanë qenë epiqendra e premtimeve elektorale për të ardhmen e qytetit të Lezhës, një e ardhme që tashmë duket se përkthehet si e shkuar, pasi qyteti vazhdon të jetë i pandryshuar. Faji i vetëm që kanë fëmijët e Lezhës është pamundesia e tyre për të ngritur zërin.

/nzh/oranews online/

EMISIONET