Lezhë, mjetit i pret rrugën kamionçina. Vdes gruaja, plagoset një tjetër

Lezhë, mjetit i pret rrugën kamionçina. Vdes gruaja, plagoset

Një grua ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur e plagosur rëndë, pasi mjeti me të cilën ata udhëtonin u përplas me një kamionçinë dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 14:00 të së enjtes në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Piraj.

Viktima është 52-vjeçarja, Liza Kola, nga Lezha që drejtonte mjetin tip “Benz” me targa LE 6200 A.

E plagosur, por pa rrezik për jetën ka mbetur pasagjerja Elena Gjika, 65 vjeçe, që po merr mjekim në spitalin e Lezhës.

Dy gratë kanë qenë duke udhëtuar nga Shkodra në drejtim të Lezhës, kur janë përplasur me kamioçinën që drejtohej nga Gjergj Lanazi nga Torovica.

Nga të dhënat e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin ka qenë ndëprerja e rrugës nga ana e kamionçinës, e cila po dilte nga superstrada në një rrugë dytësore.

EMISIONET