Lezhë, punëtorët e firmave të shërbimeve publike prej muajsh nuk marrin pagat

Lezhë, punëtorët e firmave të shërbimeve publike prej
Mospagesa e firmave të angazhuara me shërbimin publik, ka çuar në degradim të situatës mjedisore në Lezhë.

Në një takim për kryebashkiakun e Lezhës, u ngrit shqetësimi i mungesës së pagave të punëtorëve prej muajsh nga njësitë vendore. Për Fran Frrokajn, urgjent është shtimi i hapësirave të gjelbra.

Firma e shërbimit publik:Lihen 3,4,5 dhe 7 muaj pa u paguar, marrim overdraft, marrim kredira sepse punëtorët tanë nuk kanë faj dhe të mos paguhen kështuqë ne detyrohemi të mbijetojmë”.

Fran Frrokaj Kryetar i Bashkisë Lezhë:Mjedisi është i joni, gjelbërimi është i domosdoshëm, veçanërisht për qytetet që mbledhin turistë”.

Specialistë të mjedisit ofruan asistencë në hartimin e projektëve për gjelberimin në lezhë, që të bëhet më atraktiv për vizitorët.

EMISIONET