Drini në kuota maksimale, rrezikon të përmbytet nënstacioni, evakuohen 13 familje

Përkeqësohet situata në Lezhë. Lumi Drin ka arritur kuotat e tij maksimale dhe rrezikon të dalë nga shtrati, ndërkohë që nënstacioni elektrik i qytetit rrezikon të përmbytet.

Reshjet e shiut vijojnë të bien me intensitet të lartë, ndërkohë që ka prani të lartë të ujit në banesa.Në fshatin Pllane janë evakuuar 13 familje.

“Prej mëngjesit të sotëm pranë nënstacionit elektrik ndodhen forcat zjarrëfikëse me 3 pompa që po bëjnë largimin e ujit, pasi stacioni ndodhet në rrezik përmbytje. Edhe niveli i lumit Drin ndodhet në pikë kritike. Të gjitha autoritetet janë në terren për të monitoruar situatën. Ndërkohë në fshatin plane janë evakuar 13 familje të cilat janë akomoduar pranë familjarëve të tyre, pasi banesat e tyre ndodhen në ujë. Nuk mund të flasim për përmirësim të situatës në njësinë administrative të Zejmenit, apo njësi të tjera pasi reshjet kanë vijuar me intensitet të lartë gjatë gjithë ditës.Situata brenda në qytetin e Lezhës ka përmirësime, uji është tërhequr nga lagjet falë ndërhyrjes së ndërmarrjes së shërbimeve pranë bashkisë që kanë bërë të mundur zhbllokimin e pusetave” informoi korrespondeti ynë në Lezhë, Elvis Hila.

Situatë e rëndë edhe në Fushë-Krujë, ku 13 banesa rrezikojnë të përmbyten. Të rrezikuara janë fshatrat Bubq dhe Murqinë.

Banorët kërkojnë nga njësia administrative ti largojnë nga banesat pasi kanë frikë të kalojnë natën në shtëpitë e tyre nga fryrja e madhe e lumit Ishëm dhe prania e lartë e ujit.

Kryetari i fshatit thotë se sa herë bie shi këto familje janë të rrezikuara, ndërkohë që mbi 150 ha toke të mbjella janë nën ujë.

Përmbytje janë regjistruar edhe në disa zona në qytetin e Vlorës.

https://www.youtube.com/watch?v=0KEXmks-yIU

Në Zejmen janë përmbytur banesa dhe qindra ha tokë bujqësore

https://www.youtube.com/watch?v=5sIVaeEotRM

Në fshatin Zejmen vërshimi i ujit nga fryrja e përrenjve malorë ka përmbytur dhjetra banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore.

Banorët thonë se uji u ka ardhur në mënyrë të papritur duke shtuar se situata është e përsëritur.

"Në shtëpinë e kushëririt tim uji ka arritur në gati 3 metra lartësi. E gjithë lagjja u përmbyt brenda një kohë të shkurtër " thonë banorët.

"Jam përmbytur dhe vjet. Nuk kam më asnjë rrugëdalje. Nuk jetojet më". "Cdo vit i njëti avaz. Unë jam dhe e sëmurë invalide. Nuk di si do ia bëj. Askush nuk më ka ndihmuar" thonë dy banorë, një burrë e një grua të prekur nga përmbytjet.

Kurbin, Reshjet shembin çatinë e banesës, evakuohet familja me...Kurbin, Reshjet shembin çatinë e banesës, evakuohet familja me 12 anëtarë në Fushë KuqePër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reshjet-shembin-catine-e-baneses-evakuohet-familja-me-12-anetare-ne-fushe-kuqe/

Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016

Momenti i evakuimit të një personi në karrocë gjatë përmbytjeve në LezhëPër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezha-nen-uje-ne-zejmen-jane-permbytur-banesa-dhe-qindra-ha-toke-bujqesore/

Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016

Situata u inspektua edhe nga zv/ministri Niko Peleshi i cili kërkoi që strukturat vendore të angazhohen në dhënien e ndihmës për banorët e prekur nga përmbytjet.

Niko Peleshi: “Ne kemi angazhuar 25 milionë dollarë afërsisht  për pushtetin vendor për të financuar skemat e ujit e kullimit .Do të blejmë një sasi prej n 30 ose 40 eskavatorësh që do t’i shpërndahen të gjithë bashkisë. Shumë përmbytje shkaktohen nga shfrytëzimi pa kriter i pyjeve , nga punimet pa leje në shtretërit e lumenjve .”

Përmbytje masive pati edhe në qytet, ku uji përveçse mbuloi rrugët është futur dhe në katet e para të bizneseve.

Bulevardi "Gjergji Fishta" dhe rrugët kryesore të qytetit janë të përmbytura, ndërkohë që ndonëse hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, ujit largohet me vështirësi.

Banorët janë përpjekur të largojnë ujin me mjete rrethanore.

Pamje nga Lezha në shkollën KosovaPamje nga Lezha në shkollën Kosova...

Posted by Ora News on Wednesday, January 6, 2016

Përmbytje ka edhe në fushën e Zadrimës, por nuk ka banesa nën ujë vetëm toka bujqësore

Problem dhe në njësinë administrative të Shën Kollit dhe Blinishtit në zonën e Zadrimës ku janë përmbytur qindra ha tokë bujqësore.

Shtabi i Emergjencave Civile ndodhen në terren për të monitoruar situatën. Edhe lumi Mat është fryrë duke rrezikuar dhe argjinaturën.

Për shkak të vërshimit të përrenjve malorë është bllokuar aksi i vjetër që lidh Lezhën me Laçin.

[caption id="attachment_650912" align="alignnone" width="640"]lezhe permbytje naten4 Ne foto: Pamje nga nenstacioni[/caption]

[caption id="attachment_650913" align="alignnone" width="640"]lezhe permbytje naten Ne foto: Pamje nga nenstacioni[/caption]

[caption id="attachment_650914" align="alignnone" width="640"]lezhe permbytje naten2 Ne foto: Pamje nga nenstacioni[/caption]

[caption id="attachment_650915" align="alignnone" width="640"]lezhe permbytje naten3 Ne foto: Pamje nga nenstacioni[/caption]

[caption id="attachment_650568" align="alignnone" width="999"]lezhe permbtyje4 Ne foto: Permbytjet ne Zejmen te Lezhes[/caption]

[caption id="attachment_650569" align="alignnone" width="640"]lezhe permbtyje3 Ne foto: Permbytjet ne Zejmen te Lezhes[/caption]

[caption id="attachment_650570" align="alignnone" width="641"]lezhe permbtyje2 Ne foto: Permbytjet ne Zejmen te Lezhes[/caption]

[caption id="attachment_650571" align="alignnone" width="640"]lezhe permbtyje1 Ne foto: Permbytjet ne Zejmen te Lezhes[/caption]

/Oranews.tv/

EMISIONET