Legjenda kolumbiane kritikon James për kalimin te Everton: Në Mynih kishte ftohtë, në Madrid ngrohu stolin

Legjenda kolumbiane kritikon James për kalimin te Everton: Në Mynih

Kalimi i James Rodriguez te klubi i Evertonit, nuk është pritur mirë nga legjenda kolumbiane e futbollit, Faustino Asprilla.

Ai kritikoi lëvizjen e Rodrguez, dhe  për ‘’Blu Radio’’, ai tha se Everton është një klub i cili nuk shkon më shumë se mesi i tabelës në klasifikim,

‘’Ah, këto vendimet e James… Ai nuk donte të qëndronte te Bayerni (për sezonin 2019-2020) sepse ishte shumë ftohtë në Gjermani, u kthye te Real Madridi për të ngrohur stolin dhe tani ka përfunduar tek Evertoni. Mendoj se është më ftohtë në Liverpool sesa në Mynih. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj atë”, tha Asprilla.

James Rodriguerz u transferua te Everton nga Real Madrid, dhe trajner do të ketë italianin Karlo Ançeloti.

Sport Lajme Futboll james rodriguez everton

EMISIONET