VIDEO/ Bulqiza, në ritmin e festave të fundvitit

VIDEO/ Bulqiza, në ritmin e festave të fundvitit

Bulqiza është veshur me ngjyrat festive këtë dhjetor, ku dekori dhe dritat shumëngjyrëshe janë kartolina mikpritëse në prag të festave të fundvitit.

Qyteti është zbukuruar me drita dhe instalacione ndriçuese, ndërsa një kalendar i ngjeshur aktivitetesh artistike me koncerte e panaire të ndryshme ka ndezur atmosferën e festave.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive e krijuar në Bulqizë, ku fëmijët janë veçanërisht epiqendër e festimeve.

Këngëtarë të njohur të skenës i janë bashkuar po ashtu koncerteve të organizuara nga Bashkia, ndërsa qytetarë të shumtë shijojnë performancat e ndryshme muzikore.

Aktivitetet e shumta festive janë bashkëshoqëruese të atmosferës së festave dhe tregues i angazhimit të bashkisë për të krijuar një ambient të këndshëm dhe mikpritës për banorët dhe vizitorët.

EMISIONET