Skicat e një mjeshtri/ Kolë Idromeno i merrte modelet e tij të pikturës në realitet
Një tufë skicash, vizatimesh, studime për kompozim, nga Kolë Idromeno, publikuar në një monografi për piktorin, fotografin dhe arkitektin nga Mikel Prenushi, botim i vitit 1984.
Dallueshëm këto bocete janë vizatime të atypëratyshme të mjeshtrit, i cili është mjaftuar të konturojë imazhin, që më pas ta fomalizojë në pikturë.
Natyrshëm, ndryshe nga bashkëkohësit e mjeshtrit, Idromeno ndoshta nuk kishte mundësi t’i përdorte modelet për punët e tij, kështu që ai mjaftohej me një vizatim të shpejt, ca vijëzime në letër, ca specifikime të domosdoshme dhe aq.