Salman Rushdie rrezikon të humbasë njërin sy, i janë prerë nervat e krahut. Edhe FBI heton sulmin ndaj shkrimtarit

Për më shumë se 30 vjet nën kërcënimin e vdekjes nga Irani dhe ekstremizmi islamik, shkrimtari Salman Rushdie rrezikon të humbasë një sy pasi u godit me thikë në një festival letrar në shtetin e Nju Jorkut.
Autori i 'Vargjeve Satanike' iu nënshtrua një operacioni të gjatë pasi u transportua me helikopter në spital dhe tani është i lidhur me një aparat respirator. Ka dëmtime të rënda në krah dhe mëlçi.
Një 24-vjeçar nga Nju Xhersi, Hadi Matar, u arrestua për sulmin, por ende nuk është i qartë motivi i sulmit ndaj shkrimtarit që prej vitesh është më shënjtestrën e fondamentalistëve dhe Ajatollah Khomeinit, i cili një vit pas botimit të librit të famshëm të konsideruar nga një pjesë e Islamit si 'blasfem', ofroi një shpërblim prej 3 milionë dollarësh si shpërblim për vdekjen e tij.
"Lajmet nuk janë të mira. Salman është i lidhur me një aparat respirator, për momentin nuk është në gjendje të flasë", tha agjenti i shkrimtarit, Andreë Ëylie, pasi operacioni zgjati disa orë, duke bërë të qartë se situata për shkrimtarin, i cili ka plagë në qafë dhe në bark është më serioze nga sa dukej. "Ai me siguri do të humbasë një sy, nervat në krahun e tij janë prerë dhe mëlçia e tij është dëmtuar," tha ai për New York Times.
Sulmi ndodhi rreth orës 10:45 me orën lokale të 12 gushtit, pak pasi Rushdie kishte dalë në skenën e Institucionit Chautauqua, njëqind kilometra larg Buffalos për të mbajtur një konferencë.
Hadi Matar, i cili sipas dëshmitarëve ishte i veshur me maskë të zezë, u ngrit nga publiku, u hodh në skenë dhe u vërsul mbi shkrimtarin duke e goditur "në qafë dhe të paktën një herë në bark", thotë policia.
“Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash”, tha një dëshmitar i ulur në audiencë. Motivi i sulmit mbetet i panjohur por në hetim po bashkëpunon edhe FBI.


