Salman Rushdie në reaminacion dhe i paaftë për të folur

Salman Rushdie në reaminacion dhe i paaftë për të folur

Salman Rushdie u sulmua në skenë dhe tani është në reaminacion dhe nuk mund të flasë.

Rushdie ka vuajtur prej vitesh kërcënime me vdekje nga islamistët pasi shkroi "Vargjet Satanike", botuar në 1988.

Policia arrestoi një të dyshuar të quajtur Hadi Matar, 24 vjeç, nga Fairview, New Jersey.

Policia e Shtetit të Nju Jorkut tha se i dyshuari doli në skenë dhe sulmoi Rushdie, në Institutin Chautauqua në shtetin perëndimor të Nju Jorkut.

Ai u godit me thikë të paktën një herë në qafë dhe në bark. 

Ai u dërgua në një spital në Erie, Pensilvani, me helikopter.

"Salman ka të ngjarë të humbasë njërin sy; nervat në krahun e tij janë prerë; dhe mëlçia e tij është goditur me thikë dhe dëmtuar," raporton BBC.

Asnjë motiv apo akuzë nuk është konfirmuar ende nga policia.

Intervistuesi që ishte me Rushdie në skenë, Henry Reese, pësoi një lëndim të lehtë në kokë dhe u dërgua në një spital lokal. Reese është bashkëthemelues i një organizate jofitimprurëse që ofron strehë për shkrimtarët e mërguar nën kërcënimin e persekutimit.

EMISIONET