Kritika për “Kleopatrën me ngjyrë”/ Egjiptianët akuzojnë “Netflix”-in për cënim të identitetit të Mbretëreshës

Një dokumentar i "Netflix" që portretizon mbretëreshën Kleopatra VII, si një afrikane me ngjyrë ka ndezur debate në Egjipt. Përplasja vjen një javë pas publikimit të trailerit, dhe zyrtarët egjiptianë akuzojnë se ky prodhim synon të "fshijë identitetin egjiptian të Mbretëreshës Kleopatra.

Kritika për “Kleopatrën me ngjyrë”/ Egjiptianët

Një serial dokumentarësh i Netflix që përshkruan mbretëreshën Kleopatra VII si një afrikane me ngjyrë, ka ndezur polemika në Egjipt. Një avokat ka paraqitur një ankesë duke akuzuar për shkeljen e ligjeve të medias dhe synimin për të "fshirë identitetin egjiptian të Mbretëreshës Kleopatra. Ndërsa një argeolog i lartë këmbënguli se Kleopatra ishte "me lëkurë të çelët, jo të zezë".

Producentja e serialit e mbrojti zgjedhjen me faktin se "trashëgimia e Kleopatrës është shumë e debatuar". Ndërsa aktorja me ngjyre Adele James, që luan rolin e Mbretëreshës, reagoi në nje postim në rrjetet sociale, duke iu thënë kritikëve:

Kritika për “Kleopatrën me ngjyrë”/ Egjiptianët

"Nëse nuk ju pëlqen kastingu, mos e shikoni dokumentarin", duke e shoqëruar këtë edhe me një përmbledhje të komenteve abuzive që përfshinin sharje raciste.

Kleopatra lindi në qytetin egjiptian të Aleksandrisë në vitin 69 para Krishtit dhe u bë mbretëresha e fundit e një dinastie greqishtfolëse të themeluar nga gjenerali maqedonas Ptolemeu i Aleksandrit të Madh.

Kritika për “Kleopatrën me ngjyrë”/ Egjiptianët

Ajo pasoi të atin Ptolemeun XII në 51 para Krishtit dhe sundoi deri në vdekjen e saj në 30 para Krishtit. Më pas, Egjipti ra nën dominimin romak.

Kritika për “Kleopatrën me ngjyrë”/ Egjiptianët

Identiteti i nënës së Kleopatrës nuk dihet dhe historianët thonë se është e mundur që ajo, ose ndonjë paraardhëse tjetër femër, të ketë qenë një egjiptiane indigjene ose nga ndonjë vend tjetër në Afrikë.

besmira pelushaj kleopatra netflix egjiptianët

EMISIONET