Ja si kanë ndryshuar dasmat/ Këngëtari Arben Gjeloshi: Dasmat në oborre, më të veçanta se ato në lokale
Në emisionin “Epiqendër” të moderatores së “Ora News”, Sonila Musai u diskutua për dasmat shqiptare dhe largimi nga tradita.
Këngëtari i njohur i muzikës popullore të veriut Arben Gjeloshi, u shpreh se dasmat ndër vite kanë ndryshuar shumë dhe sipas tij më herët dasmat bëheshin në oborret e shtëpive ndërsa në ditët e sotme ato bëhen në lokale.
Teksa tregoi ndryshimet ndër vite të dasmave, Gjeloshi tha se e ka marrë malli për të dasmat në oborret e shtëpisë dhe se për to ka emocion të veçantë.
NDIQENI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË NË STUDIO