Sulmet ndaj dy gazetarëve, UGSH: Gjuha diskriminuese ndaj tyre përdhos misionin e gazetarisë

Sulmet ndaj dy gazetarëve, UGSH: Gjuha diskriminuese ndaj tyre përdhos

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me anë të një reagimi ka dënuar sulmet ndaj gazetareve Ola Xama dhe Aida Topallaj.

UGSH shprehet se gjuha diskriminuese ndaj gazetareve përdhos misionin e gazetarisë.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë distancohet nga sulme të tilla dhe u drejtohet kolegëve të shmangin përplasje dhe qasje të tilla të cilat nuk kanë lidhje me cilësitë dhe ndërgjegjen profesionale të gazetarëve, aq më tepër kur bëhet fjalë për kolege.

Shkrime apo publikime të tilla që konceptohen si sulme të kolegëve ndaj kolegëve, aq më tepër ndaj kolegeve,  janë larg mishërimit të përgjegjësisë profesioniste, madje bëhen  investim i keq për inkriminimin e misionit të gazetarisë”, thuhet në reagim.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Sulmet ndaj gazetarëve dhe gjuha inkriminuese e kolegëve ndaj kolegeve përdhos misionin e gazetarisë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon rastet e shpeshtuara të publikimeve në disa media online të cilat mbartin gjuhë, stigmatizuese, fyese deri dhe inkriminuese, si dhe shkelin normat etike të raportimit dhe të marrëdhënies publike mes kolegëve.

UGSH kërkon distancim të gazetarëve ndaj rasteve të tilla si dhe qëndrime redaksionale reflektuese.

Rastet më atipike janë sulmet e fundit ndaj kolegeve gazetare: Ola Xama dhe Aida Topallaj, ndaj të cilave në shkrime kolegësh të publikuara në online, jo vetëm që nuk respektohen normat etike, por shkohet më tej në akuza dhe etiketime të cilat inkriminojnë komunikimin dhe raportimin përmes mediave.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë distancohet nga sulme të tilla dhe u drejtohet kolegëve të shmangin përplasje dhe qasje të tilla të cilat nuk kanë lidhje me cilësitë dhe ndërgjegjen profesionale të gazetarëve, aq më tepër kur bëhet fjalë për kolege.

Shkrime apo publikime të tilla që konceptohen si sulme të kolegëve ndaj kolegëve, aq më tepër ndaj kolegeve,  janë larg mishërimit të përgjegjësisë profesioniste, madje bëhen  investim i keq për inkriminimin e misionit të gazetarisë.

UGSH  shprehet e alarmuar nga situata e përkeqësuar e ndotjes etike në komunikimin virtual mes gazetarësh në disa online dhe në dhjetra rrjete sociale.

Sikundër jemi të shqetësuar ndaj dukurisë që përplasje të tilla dhe denoncime mes komunitetit tonë janë tashmë procese në ndjekje në disa gjykata të vendit.

Organizata jonë apelon pranë çdo kolegeje dhe kolegu të vlerësojë maksimalisht respektimin e kodeve etike, në mbrojtje të misionit dhe besueshmërisë sonë publike.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

EMISIONET