HISTORI SHPRESE/ Drita Haxhillari, 17 vite në luftë me kancerin: E kërkoja kudo, por princin e gjeta në spitalin “tim”. Përqafojeni jetën!

Drita Haxhillari ishte e ftuara e radhës në hapësirën e edicionit të lajmeve në “Ora News” në një rrëfim sa të trishto aq edhe të mrekullueshëm ku tregoi betejën e saj 17 vjeçare me kancerin e gjirit...

Drita tregoi tronditjen në momentet e para kur e mori vesh për sëmundjen e rëndë që e kishte pushtuar kur ajo ishte në moshën 34-vjeçare.

Në një rrëfim të sinqertë ajo rrëfeu dhe historinë e njohjes me bashkëshortin e saj, që po e kërkonte në gazeta, por princin e kaltër fati ia solli në spitalin ku ajo kishte nisur diagnostifikimin.

“Aty e kurorëzuam dhe fejesën”, tha ajo.

Ndërkaq ajo rrëfeu pengun e saj pasi sëmundja ia kishte bërë të pamundur lindjen e një fëmije me burrin e saj, por u shpreh falënderuese për atë çka jeta i rezervoi pranë saj.

“Do më lejoni të bëj një mesazh për të gjithë gratë dhe teleshikuesit tuaj.

Sikurse bëj dhe unë, uroj dhe lutem që të gjithë të rendni pas jetës dhe ta përqafoni atë. Një herë na vjen”, u shpreh në përfundim të intervistës së saj, Drita Haxhillari.

Shikoni më poshtë intervistën e plotë në kanalin e ORA News në Youtube!

lili saraçi drita haxhillari

EMISIONET