FOTO/ Bukuritë që dëshmojnë për të vlertat shprehje të pasurisë sonë shpirtërore

FOTO/ Bukuritë që dëshmojnë për të vlertat

Ato nuk janë të bukura, nuk janë grishëse... ata janë vetë magjia e krijimit në dlirësinë dhe përkorjen e saj më të denjë për përulje.

Ndërsa i përcjellim këto foto, shumica e të cilave e ka kaluar shekullin për nga mosha, ne kemi fatin të shfletojmë historinë e fotografisë, etnokulturës, si hallkat më të forta që na mbajnë të lidhur me pasurinë shpirtërore dhe shijen estetike që ata manifestojnë.

Sot më shumë se kurrë mund të bëjmë një dallim, një vlerësim, një rishqyrtim të të gjithë atij ansambli shprehës të këtyre vlerave, të kësaj pasurie, të këtij dëshmimi shekullor, të këtij sharmi dhe kësaj finese që është po kaq i hirshëm dhe bukurues edhe sot.

Ata vijnë deri sot, jo vetëm nga pozimet dhe ndërkohjet, nga sinqeriteti shprehës dhe brishtësia kumtuese e vetë fotografisë, ato behin në të tashmen e kalamendur të modernitetit, si një nga më të lartat kreshta të krenarisë, të asaj mburrje që shfaq ndritshmërisht gjithçfarë ka mbrujtur dhe begatuar e bukura dhe e rafinuara e pasionit dhe shpirtërores te pararendësit tanë.

Veshjet popullore, veshjet karakteristike të zonave dhe krahinave që mëtojnë kësodore në këto fotografi, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale.

Ato janë trashëguese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj e tjerë gjatë shekujve.

FOTO/ Bukuritë që dëshmojnë për të vlertat

albert vataj

EMISIONET