Fituese e çmimit “Ismail Kadare”, shkrimtarja: E vetmja formë që e shpëton njeriu nga përditshmëria është arti
Shkrimtarja Nurie Emrullai është vlerësuar me çmimin “Ismail Kadare” së fundmi përmes poezive të saj.
Poetja ishte e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ku ndau emocionet e saj për këtë çmim.
“E vetmja formë që e shpëton njeriu nga përditshmëria është arti, sepse arti nuk ka kufij.
Frymëzimi im është nga jeta e përditshme. Poeti, apo shkrimtari është një njeri i zakonshëm por që arrin ta shprehë emocionin e vet për të ndarë bashkë me tjetrin atë emocionin se nuk është vetëm.
Edhe pse qëndrojmë me njerëz në shumicën e kohës, rrallë ndodh që dikush të ndajë emocionet dhe ndjenjat e tij.
Krijimtaria është pandarë me leximin, si e vetmja formë që të ndihmon në tregimin e emocioneve”, tha poetja.
Ndërkaq Nurie Emrullai është fituese e rezidencës artistike në Stamboll në vitin 2021.
Dy herë kandidate për çmimet Kombëtare të Letërsisë, Vëllimi më i mirë poetik, 2020, 2021.
Çmimi i parë për "Vargmale nën dhé" nga libraria "Furra e Books"
Libri më i mirë për poezi për 2021 "Në orën moderne të Perëndive" nga Bukinist.al
Është autore e tri librave me poezi:
Për gjysmën tjetër të hënës, Syth, Tetovë, 2019
Vargmale nën dhé, Onufri, Tiranë, 2020
Në orën moderne të Perëndive, Onufri, Tiranë, 2021.