Festivali i folklorit në Gjirokastër, marrin pjesë 80 artistë, mes tyre shumë të rinj

Këngë e vallë që ua kanë lënë trashëgim të parët.

Në Gjirokastër këtë fund marsi u zhvillua Festivali Folklorit.

U ngjitën në skenë me dhjetëra artistë që shpalosën kulturën e ritet e zonave të tyre.

"Ishte një periudhë e gjatë që nuik zhvillohej Festivali Folklorik. Dëshirojmë të dali sa më mirë dhe të përfaqësojmë qytetin tonë të Gjirokastrës.

Duhet të jemi fanatik në ruajten e identitetit të këngëve, valleve tona," thanë të pranishmit.

Ra në sy pjesëmarrja e të rinjve të cilët kanë dëshirën e madhe të promovojnë trashëgiminë e pasur kulturore.

"Jemi të gjithë rinia e qarkut të Gjirokastrës që jetojmë dhe punojmë në Tiranë por  ruajmë traditën dhe kulturën që gjyshërit tanë e sollën ndër shekuj.

Ne jemi për herë të parën përfaqësojmë fshatin Lazarat. Kermi sjellë ritin e dasmës.

Po shikojmë që të ingranuar me artistët në moshë, janë edhe të rinjtë dhe kjo është për tu përshëndetur," thanë ata.

Nga 80 artistë do të përzgjidhen vetëm disa të cilët do të përfaqësojnë qytetin në Festivalin Folklorik Kombëtar.

Ky festival që u zhvillua për herë të parë në vitin 1968 rikthehet në qytetin e gurtë në muajin qershor të këtij viti.

EMISIONET