Ekspozita “Drawing Life” e arkitektit me famë ndërkombëtare Gaetano Pesce

Ekspozita “Drawing Life” e arkitektit me famë

Për herë të parë në Shqipëri, u çel një ekspozitë me veprat e arkitektit dhe dizajnerit të mirënjohur italian, Gaetano Pesce.

Veprat janë ekspozuar në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), ku do të qëndrojnë në dispozicion të publikut për një muaj, prej sot e deri më 4 korrik.

Ekspozita “Drawing Life” e Gaetano Pesce-s, vjen në kuadër të Javës Kulturore Italiane dhe ka mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit si edhe të Ambasadës Italiane në Shqipëri.

Në ceremoninë e inaugurimit të ekspozitës të “Drawing Life” (“Të vizatosh jetën”) të pranishmit mundën të eksploronin përmes 41 vizatimeve dhe 6 vazove të përzgjedhura, universin krijues të një prej figurave më të rëndësishme të dizajnit dhe arkitekturës bashkëkohore ndërkombëtare, përmes vizatimeve dhe objekteve që sfidojnë konvencionet e artit dhe arkitekturës. I pranishëm në inaugurimin e ekspozitës ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Ekspozita hapi një dritare drejt universit krijues të Gaetano Pesce-s, ku arti nuk njeh kufij dhe forma shndërrohet në një shprehje të lirë të mendimit. Përmes veprave të ekspozuara, vizitorët zbuluan një qasje unike që ndërthur lirinë artistike, eksperimentimin dhe inovacionin në formë dhe material. 

EMISIONET