"E përjetuam demokracinë në mënyrë bastarde", Aliaj: Kultura dhe tradita s'duhej të prekeshin

Këngëtari Robert Aliaj nga studio e emisionit "Drejt" nga Luan Rama u shpreh se shteti duhet të ishte implikuar në kaosin që krijoi ardhja e demokracisë dhe keqkuptimi me lirinë e fjalës dhe të mendimit.

Aliaj: Ne e përjetuam në mënyrën më bastarde demokracinë dhe lirinë tonë. Nuk kishim njerëz të mençur që të na mblidhnin dhe të na sistemonin pak në jetë. Për shembull kultura nuk duhej prekur fare, tradita nuk preket fare. Janë disa kolona të historisë së një kombi që nuk do duheshin të lëndoheshin, jo të masakroheshin. Sot erdhëm aty ku kemi një mungesë identiteti të frikshëm fare, qoftë edhe në look, mënyra si lëviz në skenë, marrëdhënien me publikun.

EMISIONET