Dokumentari ''Shqiptar me gjuhë e fis''/ Darsi: Është një punë e nisur që në 2015

Gazetari, Adi Darsi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se dokumentari për Ibraim Dalliun nisi në vitin 2015.

Darsi: Është e çuditshme në fakt se si ka ndodhur, se si është pikënisja.

Në fakt është Dalliu që më fut pastaj në të gjithë hulumtimet që kam bërë më vonë.

Vjen një mik dhe më thotë bëjmë një dokumentar për Ibraim Dalliun sepse është një poet.

E dija se kush ishte Ibraim Dalliu pak a shumë.

Të bëjmë një dokumentar se është një poet nga Mati që është shumë i rëndësishëm.

Sigurisht pastaj hulumtova, takova njerëz.

Është një punë që është nisur në 2015 dhe u finalizuar si punë.

 

EMISIONET