Besimtarja islame sqaron deklaratën për “legalizimin” e prostitucionit: Nëse nuk e ndalin dot, atëherë ta izolojnë

Psikologia dhe aplikantja e besimit islam Ikbale Huduti e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” shpjegoi deklaratat e saj publike në media lidhur me legalizimin e prostitucionit.

A i qëndron ajo këtij mendimi ende?

Ikbale Huduti:Edhe pse nuk doja të përfshihesha sërish në këtë çështje, më duhet të sqaroj se unë kam zyrat e mia të konsultave psikologjike në Prishtinë dhe jetoj me problemet mes bashkëshortëve.

Për dy muaj ndalova katër ndarje mes çifteve në Kosovë. Dhe nga janar deri në muajin mars janë bërë mbi 2 mijë shkurorëzime.

Dhe unë e shikoj këtë si problem moral. Ndaj kam shkrujatur dhe folur shumë për bigaminë pasi ka një ajet uranor dhe ka zgjidhur shumë probleme gjatë historisë, pasi në Kosovë ka edhe ministra me nga 2 gra.

Pra bëhet fjalë për atë tematikën që parashikon se; Nëse nuk mund ta ndaloni kurvërinë, nuk është tradhti. Sepse tradhtia ka krejtësisht një tjetër definicion. Dhe nëse nuk mund ta ndaloni kurvërinë,m e cila është sëmundje morale dhe që kalon në sëmundje psikike dhe dhunë në familje, ju lutem të paktën legalizojeni.

Në Kosovë qendrat e masazhit përdoren për çështje prostitucioni dhe pas ankesës time policia e Kosovës u mundua të ndërhyjë aq sa mundësi kishte.

Ne në Kosovë kemi më shumë hotele dhe motele se sa ka Gjermania. Dhe kjo është çështje morale. Dhe nisur nga kjo kam thënë në studio që nëse nuk mundeni ta ndaloni, atëherë së paku legalizojeni.

Dhe në këtë mënyrë edhe shteti përfiton përmes pagesave të tatimeve, por kjo edhe do të bëjë të mundur izolimin e tyre dhe të mos e shpërndajnë sëmundjen morale gjithandej në shoqëri”.

lili saraçi ikbale huduti

EMISIONET