Kultivimi i grurit në Kurbin, fermerët nisin mbjelljen e tokave, pritet vit i mbarë
Pavaresisht permbytjeve te ndodhura ne rrethin e Kurbinit si pasoje e reshjeve, serish prodhimi i grurit edhe per kete vit paraqitet i mbare.
Nga 10 mije e 400 hektare toke bujqesore qe ka ky rreth, afro 620 hektare prej tyre jane mbjelle me grure.
Novruz Jaupaj, specialist i bujqesise shprehet se kjo eshte nje kohe e pershtashme per te vijuar mbjelljen dhe kultivimin e ketij drithi,që natyrisht duhet te shoqerohet edhe me perdorimine pesticideve per nje prodhim sa me te mire dhe te bollshem.
Gjate muajit te kaluar me dhjetra hektare toke ne Kurbin u permbyten si pasoje e reshjeve, por duket se me largimin e ujit fermeret jane rikthyer menjeherë tek punimi i tokave bujqesore, duke shfrytezuar ne maksimum kushtet atmosferike per mbjelljen e tokave.
