Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, në një intervistë Skype për “Sport Magazine” në Ora News, ka komentuar situatën në kampin e kuq pak ditë para ndeshjes me Kukësin.

Sipas Hoxhës, ekipi është i plotë për sfidën e programuar për të dielën, në ora 16:00.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Për vetë faktin se ne luajmë për kampion këtë vit. Duke parë që edhe Kukësi po bën mirë këto ndeshjet e fundit, pavarësisht dy ndeshjeve të para, që ne I fituam, por besoj se me ardhjen e trajnerit Josa Kukësi ka ndryshuar lojë. Është bërë ekip akoma më kompakt dhe më i rrezikshëm. Kështu që shpresojmë të marrim tre pikët në këtë ndeshje, por është ndeshje që i ka të treja rezultatet”, u shpreh gardiani i “Demave të Kuq”.

I pyetur nga gazetari Drilon Xhepollari se, a e favorizojnë statistikat Partizanin për ndeshjen e “Elbasan Arena”-s, Hoxha dha këtë përgjigje: “Jo. Nuk mendoj për statistikat. Ajo është një 90 minutësh i luftuar nga të dyja skuadrat. Besoj që do ta fitojë skuadra që do të gabojë më pak. Ne këtë duam të bëjmë. Të gabojmë sa më pak që të arrijmë të marrim edhe tre pikëshin”.

Pas 19 javësh kampionat, Partizani rënditet i dyti, në kuotën e 24 pikëve, 6 pikë më pak se Vllaznia kryesuese. Ndërsa Kukësi mban vendin e pestë në kuotën e 29 pikëve.

/a.r,OraNews