Kukësi i jep lamtumirën Elës, azilkërkueses që humbi jetën në Gjermani
Mes lotëve është përcjellë për në banesën e fundit 23 vjecarja Ela Haziraj e cila vetëm pak ditë më parë humbi jetën pas një aksidenti tragjik.
Familjarët, të afërmit dhe qindra qytetarë të Kukësit shoqëruan kortezhin mortor të së resë, e cila mbërriti në familjen e saj rreth orës 13.00 të ditës së sotme.
Në familjen e saj, që përbëhet nga 3 motrat dhe vëllain e mitur, nëna dhe babai kanë qenë ata që kanë ndjerë më së shumti dhimbjen e madhe që ka pllakosur shpirtin e tyre, për humbjen e vajzës së tyre.
Ela Haziraj bashkë me të fejuarin e saj kishin 3 muaj që jetonin në Gjermani, në një nga kampet e azilantëve dhe kishin shkuar atje për një jetë më të mirë, meqënëse të dy ishin të papunë.
/Oranews.tv/
