Shtrenjtohen ushqimet për festat e fundvitit, qytetarët të shqetësuar
Në Kukës, afrimi i festave ka rritur çmimet e ushqimeve të konsumit të përditshëm. Qytetarët thonë se për shkak të nivelit të ulët ekonomik nuk mund të shpenzojnë më tepër për tryezën e fundvitit.
Në Kukës, shumë familje nuk do të kenë mundësi ta festojnë Vitin e Ri. Banorët thonë se për shkak të nivelit të ulët ekonomik nuk mund të shpenzojnë më tepër për fundvit dhe sipas tyre tryeza e Vitit të Ri do të jetë e varfër.
Ndërkohë,në prag të festave çmimet në treg janë rritur duke shfrytëzuar kërkesat për konsum.
Në bashkinë e Kukësit numërohen mbi 6 mijë famije që trajtohen me ndihmë ekonomike ndërsa numri i të papunëve edhe pse nuk ka shifra zyrtare është shumë i madh.
/Oranews.tv/
