Kryeministri Rama apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Harxhoni vetëm 5 minuta, regjistrohuni për censusin
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme u ka bërë apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen, për censusin.
Rama thotë se duhen vetëm 5 minuta kohë, për të fituar një betejë, sakaq ka thënë se mbi regjistrimin varet fuqia kushtetuese.
"Ju e dini më mirë se kushdo. Nuk u kërkohet të merrni pushkën dhe dë dilnin në mal. Harxhoni vetëm 5 minuta për tu ulur para kompjuterit apo për të klikuar në adresën (census.stat.gov.mk). Ne jemi shpesh ato betejat e vogla që një komb i madh i fiton çdo ditë. Nuk ju kërkohet as të dilni nga shptëpia, veç 5 minuta, asnjë më shumë, shkruani me krenari emrin e babës dhe nënës suaj. Duke menduar për fitore të mëdha ne humbim beteja të vogla. Përpara se të hani darkë kryeni betejën tuaj të vogël, regjistrohuni për censusin."- tha Rama.
Në Maqedoninë e Veriut ka filluar regjistrimi i personave që aktualisht jetojnë jashtë vendit.
Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, shtetasit e lindur në Maqedoninë e Veriut, por që jetojnë më shumë se një vit jashtë vendit kanë mundësinë regjistrimit online në 21 prill.
