Kryeministri i Turqisë fajëson Shtetin Islamik për sulmet në Ankara

Kryeministri i Turqisë fajëson Shtetin Islamik për sulmet në

Shteti Islamik dyshohet se është grupi i cili kreu shpërthimin në Ankara ku humbën jetën rreth 100 persona. Kështu ka deklaruar kryeministri turk Ahmet Davutoglu.

Edhe pse asnjë nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit, qeveria turke beson se dy sulmuesit ishin dy kamikazë.

Numri zyrtar i viktimavë nga sulmi në Ankara është 97 persona, por flitetet edhe për një numër prej 128 persona që humbën jetën.

Ceremonitë e varrimit të viktimave zhvillohen ditën e sotme.

Shpërthimet u regjistruar pranë stacioni kryesor të trenit dhe shënjestra duket se ka qenë marshimi ku do bëhej thirrje për ti dhënë fund dhunës me grupin separatist kurd PKK.

Shumë prej viktimave ishin aktivistët e partisë pro-kurde HDP, e cila thotë se tani po shqyrton anulimin e të gjitha tubimet parazgjedhore.

EMISIONET