Kryemadhi shkon ne Kishën e Shna Ndout në Laç, merr një dhuratë dhe frymëzim më shumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2021, 09:07
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shkuar mëngjesin e sotëm në meshën në Kishën e Shën Ndout, Laç.
Pas meshës, Kryemadhi ka postuar në facebook një fotografi duke mbajtur një fëmijë në krahë dhe thotë fëmijët janë arsyeja për të punuar dhe luftuar për një të ardhme të sigurt.
"Sot në meshën e mëngjesit në Kishën e Shën Ndout, Laç. Pas kungimit nuk mund të kishte dhuratë më të bukur me një engjëll në krah, një arsye më shumë për të punuar dhe luftuar për një të ardhme të sigurt dhe Europiane për të gjitha bebet shqiptare. "
