Kryebashkiaku Veliaj pozitiv me koronavirus: Jam mirë familjarisht, lani duart!

Koronavirusi prek qytetarin e parë të Tiranës. Lajmin e ka njoftuar vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në rrjete sociale, ku thotë se është vetëizoluar në banesë dhe se gëzon shëndet të mirë bashkë me famljen.

"Miq, pas testit më njofuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj ju lutem mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj. Lus më të mirën për familjet tuaja. Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!?" shkruan Veliaj.

 

Ne foto: Postimi ne facebook ku veliaj informon se eshte pozitiv me COVID-19

 

Ndërsa Veliaj porosit qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të mbajnë maska, vlen të theksohet fakti se Kryebashkiaku gjatë ditëve të fundit ka pasur një sërë takimesh pa maskë fare, si ky takim i dy ditëve më parë.

 

Ne foto: Aktiviteti ne zyren e bashkise me 26 korrik, 2020 per vedosjen e emrit "Gani Luzi" nje rruge te Tiranes

 

Më 23, 24 dhe 25 korrik kreu i bashkisë së Tiranës u shfaq në aktivitete pa maskë mbrojtëse edhe pse ishte në takim me të moshuar dhe ministria e Shëndetësisë shpalli të detyruar mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.

 

Ai është kritikuar edhe në media e rrjetet sociale për këtë fakt.

 

Edhe Ora News i ka tërhequr disa herë vëmendjen kryebashkiakut për faktin pse nuk mbante maskë si detyrim për të parndaluar përhapjen e COVID-19, por aq herë ka injohuar pyetjen e gazetarëve dhe detyrimin për të mbajtur maskë.

 

Presidenti Ilir Meta i ruoi shërim të shpejtë

Edhe presidenti i "Yldon Media Group" Ylli Ndroqi i uron shërim të shpejtë

 

Pas njohjes me lajmin, Presidenti i Yldon Media Group i ka uruar Veliajt kalim të lehtë të sëmundjes dhe kthim sa më të shpejtë fizikisht në Bashki.

 

Ndroqi: Sapo u informova se kryetari i bashkisë së Tiranës është prekur nga Covid-19. I uroj kryebashkiakut të Tiranës shërim të shpejtë dhe pa pasoja për shëndetin. Uroj që kryebashkiaku ta kalojë sa më lehtë infeksionin dhe kthim sa më të shpejtë fizikisht në Bashki.

 

Nuk dihet se prej sa ditësh kryebashkiaku mund të ketë pasur simptoma ndërsa Veliaj u bë objekt i shumë memeve ku shfaqej me maskë para kafshëve dhe pa maskë pranë fëmijëve të moshuarve.

 

Më herët edhe punonjës të tjerë të Bashkisë së kryeqytetit janë infektuar nga Covid-19.

 

https://youtu.be/CzTIYJ43kL4

EMISIONET