Kriza nga pandemia, bie edhe turizmi dentar, rrezik nga falimenti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2020, 20:32
Në vitet e fundit stinës verës shënonte rritje edhe për punën e stomatologëve.
Me ndalimin e kalimit të kufirit edhe ky sektor është prekur nga kriza.
Dentistët bëjnë me dije se xhirot kanë rënë me 60%.
“Me krahasimin e viteve të shkuar kemi vënë re një rënie.”
Ulja e numrit të pacientëve ka ndodhur edhe te pacientët vendas të frikësuar nga situata e pandemisë.
Vetë qytetarët deklarojnë se shkojnë te stomatologu vetëm kur kanë probleme, por ka edhe nga ata që shkojnë rregullisht.
