Krishtlindje të blinduara në Itali, mbi 70 mijë trupa policore do patrullojnë në rrugë

Krishtlindje të blinduara në Itali, mbi 70 mijë trupa policore do

Plot 70 mijë trupa policore do të aktivizohen të patrullojnë rrugët e qyteteve italiane gjatë ditëve të festave të fundvitit.

 Do të jetë një Krishtlindje e një Vit i Ri i blinduar për të garantuar distancimin social e respektimin e rregullave te fundit anti Covid të aprovuara nga qeveria Conte.

Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese ka deklaruar se "është hartuar një plan i veçantë monitorimi nëpër rrugët italiane , me rreth 70 mijë policë në territor, të cilët do të kenë nën vëmendje dyqanet, qendrat tregtare, aktivitetet tregtare për të evituar që tradita e blerjeve të dhuratave të fundivitit të shndërrohet në një burim zinxhiri infektimi".

Patrullat policore në rrugët e qyteteve italiane do të vëzhgojnë respektimin e numrit të limituar të personave që lejohen të hyjnë në një aktivitet tregtar si dhe të ndalojnë grumbullimet e njerëzve në lokale, rrugë e qëndra tregtare.

Prej ditës së sotme në territorin italian nuk ka më asnjë zonë të ashtë quajtur e kuqe ku rreziku i infektimint është mjaft i lartë.

I gjithë vendi është ndarë në zona të verdha dhe në zona portokalli, ku masat kundër pandemisë varen nga niveli i infektimit tek popullsia.

Dekreti i fundit i masave anticovid të marra nga qeveria italiane lejon që aktivitete tregtare të qëndrojnë hapur deri në ora 21 të mbrëmjes si në zonat e verdha dhe në ato portokalli, ndërsa lokalet e restorantet do të jenë hapur deri në ora 18:00 vetëm në territoret e zonës së verdhë, ndërsa në atë portokalli do të jenë të mbylluar e do të punojnë vetëm për shërbim transporti.

Eleminimi i regjimit të lockdown në zonat e kuqe ka bërë që mbi 70 mijë lokale e bare të rinisin aktivitetin e tyre.

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 564 viktima e mbi 21 mijë të infektuar.

Deri më sot pandemia ka shkaktuar në Itali mbi 60 mijë viktima e mbi 1 milionë e 700 mijë të infektuar.

T.I./oranews

Bota Lajme itali krishtlindje covid-19 ne itali

EMISIONET