Shqipëria pjesë e operacionit në 30 shtete, mbi 100 të arrestuar, sekuestrohen mijëra euro asete

Shqipëria pjesë e operacionit në 30 shtete, mbi 100 të

Shqipëria ishte pjesë e dy operacioneve të drejtuara nga Europoli kundër platformave që shesin mallra të falsifikuara duke shfrytëzuar periudhën e pandemisë.

Në dy operacionet morën pjesë mbi 30 shtete europiane ndërsa qëllimi ishte parandalimi i hedhjes së mbetjeve mjekësore e sanitare duke kryer rreth 280 mijë inspektime gjatë të cilave u arrestuan 102 persona.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë më shumë se 800 subjekte dhe individë janë ndëshkuar gjatë aksionit “Retrovirusi” i cili ka sekuestruar edhe 800 mijë euro asete si dhe ka bllokuar 22 vatra të mbetjeve.

Operacioni i dytë ku mori pjesë dhe policia shqiptare, filloi pas alarmit të ngritur nga agjencitë e huaja ku theksohej se persona të ndryshëm po shfrytëzojnë faqet e internetit për të shitur produkte të falsifikuara.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se janë sekuestruar rreth 22 mijë emra domeinesh, që ofronin falsifikime dhe artikuj pirate përmes internetit.

Europoli ka kryer sekuestrimin e sasive të këtyre produkteve më shumë se 2.5 milion euro.

“Produkte të tilla me vlerë më shumë se 2.5 milion euro janë sekuestruar, përfshirë produkte farmaceutike të falsifikuara dhe filma pirate, transmetim të paligjshëm të televizionit, muzikë, softuer dhe produkte të tjera false”, shton policia.

Burime nga policia thanë se në Shqipëri nuk ka persona që janë arrestuar, por vendi ynë ka kryer hetime dhe verifikime bazuar dhe në udhëzimet e agjencive partnere.

Bilanci

Rreth 280.000 inspektime dhe 102 arrestime janë kryer deri më tani, konkretisht:

• 278.291 inspektime të kryera.

•  102 arrestime.

• Ndaj më shumë se 819 subjekte dhe individëve janë marrë masa administrative.

•  800.000 € në asete të sekuestruara.

•  22 sekuestrime të mbetjeve

Vendi Lajme policia e shtetit interpol Aktualitet europol krime pandemike

EMISIONET