Kreditimi për bizneset, Rama: Berisha kopjon “Rilindjen”, po shfrytëzon edhe natën

Kreditimi për bizneset, Rama: Berisha  kopjon “Rilindjen”, po

Kreu i selisë rozë Edi Rama ka ripërsëritur akuzën ndaj rivalit të tij politik Sali Berisha se po kopjon programin e PS për një Rilindje shqiptare. Në një reagim të tij në rrjetin social twitter, Rama duke iu referuar premtimeve të Kryeministrit Berisha gjatë një takimi me të rinj biznesmenë, e ka cilësuar estradë, programin e kreditimit të lançuar prej tij.

“Estrade: Pas programit tonë për mikrokreditimin e të rinjve KM thotë se paska qenë ëndrra e tij që do të realizohet pasnesër nga bashkia TR. E ka kaq shumë për të kopjuar nga programi sa tani bën takime edhe natën për të shpallur idetë që kopjon! Po 8 vjet c'bëri? Noc Rrokun pra” shkruan Rama.

Më herët Berisha gjatë një bashkëbisedimi me një grup të rinjsh sipërmarrës premtoi se shumë shpejt do të bëjë realitet një program kreditimi për bizneset e reja.

“Qeveria do të mbështesë projekte të reja. Qeveria është e vendosur të mbështesë një sistem mikokreditimi, ku të parët që do të përfitojnë do të jenë të rinjtë. Një sistem mikrokreditimi do të zhvillojë edhe bashkia e Tiranës, e cila do ta lançojë këto dy ditë”tha ai.

EMISIONET