Kreditimi, biznesi kërkon amnisti të plotë fiskale: Po marrim para me fajde

Kreditimi, biznesi kërkon amnisti të plotë fiskale: Po marrim

Në një kohë që kreditimi i ekonomisë është shumë i dobët, biznesi i ka kërkuar qeverisë që të realizojë një amnisti të plotë fiskale si dhe të hapë një bursë si një mënyrë alternative për të marrë financim. Ndërkohë që kreu i Dhomës së Tregtisë bëri me dije se biznesi si pasojë e mungesës së kreditimit po merr para me fajde. Zv/Guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, i cilësoi kreditë me probleme në një nivel mjaft të lartë.Ndërkohë për Ministrin edhe biznesi duhet të luajë rolin që i përket në kreditim.

Tiranë-Mungesa e kreditimit e ka detyruar biznesin që të marrë para me fajde. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, i ka bërë thirrje qeverisë që të realizojë një amnisti të plotë dhe të hapë bursën si mundësi për të ndryshuar situatën.

Jaka: “ Ne kemi bërë dhe debate, por njëkohësisht kemi dhe të dhëna dhe statistika që sipërmarrja private i është drejtuar në raste sporadike edhe sistemit të fajdeve. Ky është një nga problemet që duhet trajtuar me sukses, edhe sipërmarrja për të krijuar partneritetin e duhur, transparencën e duhur i duhet jo vetëm aministia fiskale si reformë e aministisë, por për të ndikuar në luftën kundër informalitetit, në zbatimin e ligjeve të rrepta pas kësaj aministie si dhe në krijimin e kushteve të legalizimit të gjithë bilanceve të sipërmarrjes shqiptare dhe aplikim i i një bilanci për aktivitetet e tyre. Dhe ajo çfarë ne mirëpresim dhe realisht e trajtojmë qoftë me ekspertët, qoftë brenda Dhomës së Tregëtisë, hapjen dhe funksionimin e bursës së Tiranës”.

Zv.Guvernatotja e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, e cilësoi kreditimin në ritmet e tij më të ulëta historike.

Gjoni: “ Krizë për ritmet e ulëta historike të zhvillimit ose të rritjes së kredisë në sistemin bankar. Dhe del nga këndvështrimi apo fokusi vetëm i sistemit bankar dhe bëhet një çështje makro pikërisht se zë terren pikërisht atëherë kur rritja ekonomike është në nivelet më të ulëta të saj”.

Por për Ministrin e Financave nëse biznesi do të marrë kredi, ai duhet të paraqesë projekte të plota pranë bankave të nivelit të dytë.Sipas Canit ekonomia do kohë që të ndryshojë ecurinë.

Cani: “Biznesi ka hallet e veta, duhet të paraqesë projekte gjithnjë e më solide, gjithnjë e më të kompletuara, projekte që mund ta marrin rehat vulën e aprovimit në sistemin bankar”.

Kreditimi në Shqipëri vijon të jetë i dobët, duke u kthyer në një ngërç për ecurinë e ekonomisë në vend.

EMISIONET