Krasniqi e Selimi në Hage, Muhamet Mavraj: Gjykata Speciale nuk do mund të faktojë asnjë akuzë
Dy ish zyrtarë të lartë të UÇK-së janë thirrur sot nga Gjykata Speciale. sot, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është transferuar për në Hagë. Ndërsa nesër pritet të niset drejt Hagës edhe Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Drejtor botues gazeta EPOKA E RE, Muhamet Mavraj në një bisedë me skype në studion e Ora News thotë se gjykata speciale ka ngritur akuzat mbi dokumente serbe që janë falso. Kjo është dhe arsyeja që këto akuza nuk do vërtetohen asnjëherë.
Është e keqe që Gjykata Speciale bazohet mbi dokumente të Serbisë, por është dhe e mirë se këto dokumente janë tërësisht falso dhe mbajeni mend asnjë nga këto dokumenteve nuk mund të qëndrojnë. As nuk mund të faktohen” thotë Mavraj në bisedën me gazetaren Matilda Mcini.
