Kosovë: Policia dënon me gjobë 200 euro një qytetare që po kthehej nga puna në shtëpi

Masat e reja anti-Covid kanë hyrë në fuqi mbrëmjen e djeshme në Kosovë.  

Kufizimet e reja të lëvizjes, u shoqëruan me indinjatën e një qytetareje nga Peja, e cila u gjobit nga policia në vlerën 200 euro, kur po kthehej nga puna në shtëpi.   

Qytetarja, Dafina Boja ka thënë se ka përfunduar orarin e punës në Prishtinë në orën 17:30, dhe pastaj është nisur menjëherë për në Pejë. Për vetë faktin që Peja është futur në izolim në orën 19:00, policia e ka gjobitur qytetaren.

Ajo ka reaguar në Facebook, dhe ka shprehur zemërimin ndaj vendimeve të qeverisë. Ja postimi i saj:

Postimi i qytetares Dafina Boja

Kosove Rajoni Lajme pandemi Kosovë gjobe masa anti covid peje

EMISIONET