Korçë, shkatërrimi i trotuareve, investimi i 10 milionë lekëve nuk shërbeu as për 2 vjet
Vetem dy vjet ka zgjatur investimi prej 100 milone leke i Bashkise se Korçes, ne dy bulevardet kryesore ate Fan Noli dhe budevardi Shen Meria.
Trotuaret me pllaka te stamposura per te cilat asokohe u lobua si nje nga investimet me kryesore te Bashkise tashme kane filluar te prishen,kjo jo per faj te individeve siç ndodh rëndom, por per shkak te menyres se mirmbajtjes se tyre nga ana e Bashkise Korçe, e cila pastrimin e bulevardeve ne sezonin e dimrit e ka bere nepermjet kripes, e cila tashme ka lene pasoja serioze.
Fakti qe keto investime jane ende ne faze garancie, firma ndertuese tyre eshte e detyruar ti riparoje pjeset e demtuara, duke rrezikuar nga ana tjeter te mos likujdohet plotesisht per punimet qe ka kryer, pavaresisht se cilesia e tyre nga ana e Bashkise nuk eshte vene ne dyshim.
