Korçë, nis shtrimi i kanalizimeve të reja në 3 lagje, 4.5 milionë euro investim
Korçë - Bashkia e Korçës ka njoftuar se ka nisur faza e katërt e investimeve për shtrimin e rrjetit të kanalizimeve në tre lagjet 4, 10 dhe 14 të qytetit, financuar nga Banka Gjermane per Zhvillim (KFW) në bashkëpunim me Bashkinë Korçë.
Ky investim me vlerë 4.5 milionë euro do të sjellë modernizimin me standarte bashkëkohore të këtyre lagjeve.
Investimet që po kryhen në këto zona të qytetit brenda një viti do të vihen në shërbim të qytetarëve, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe kushtet e jetesës të banorëve.
ar.sh/Oranews.tv
