Korçe: Arrestohen 3 te rinj per kultivim kanabisi dhe kryeplaku i fshatit

Korçe: Arrestohen 3 te rinj per kultivim kanabisi dhe kryeplaku i fshatit

Kryeplaku i fshatit Voskop në Korçë dhe tre të rinj banorë të fshatit janë arrestuar pasi në Lumin e Mullirit u gjetën të kultivuar fidanë kanabisi.

Operacioni u kodua “Polena” dhe u arrestuan M. Sh., 22 vjeç; E. Sh., 20 vjeç; I. Z., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Z., 18 vjeç, banues në Voskop.

“Nga tërësia e hetimeve të kryera, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër, u gjetën të kultivuara fidanë kanabis, si dhe 65 copë fishekë luftarakë të cilët dyshohet se i kanë kultivuar dhe i posedonin pa leje shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre.

Nga kontrollet e mëtejshme në banesën e shtetasit I. Z., u gjetën e sekeustruan disa bimë të tjera të dyshuara kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë kryeplaku i fshatit Voskop dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territor dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vendi kanabis Aktualitet

EMISIONET