Koni: Numri i testeve për Covid-19, duhet të jetë 10 herë më i lartë se i të infektuarve

Koni: Numri i testeve për Covid-19, duhet të jetë 10 herë

Për mjekun urolog Artan Koni, dy janë pikat ku ka çeduar vendi në lidhje me menaxhimin e situatës së pandemisë, Covid-19: testimi dhe gjurmimi, sipas të cilit, janë bërë mangut.

I ftuar në ''RTV Ora'', Koni u shpreh se numri i testeve duhet të jetë 10 herë më i lartë se numri i pacientëve pozitivë.

Artan Koni: ''Jemi në një fakt të kryer, sepse kemi çeduar në disa pika që në fillimin e pandemisë. Pikat kryesore ku kemi çeduar ka qenë testimi dhe gjurmimi, të cilat i kemi bërë mangut. Tani po testojmë më shumë se në fillim. Më parë testonim diku te 200 raste në ditë në muajin mars, sot testojmë rreth 500. I kemi rritur testet por jemi akoma shumë mbrapa, jo vetëm nga vendet e rajonit, por edhe statistikisht në aq teste sa duhet të bënim. Edhe sikur mos t'i shohim vendet e rajonit, ka një numër të përgjithshëm, mesatare 10%, që do të thotë se numri i testeve duhet të jetë 10 herë më i lartë se i pacientëve pozitive. Kishim 117 pacientë pozitivë? Duhet të kishim bërë minimumi 1,170 teste.''

Intervistoi në studio Beti Njuma, përgatiti për online Renato Çaushi.

Vendi Lajme koronavirusi ne shqiperi Sociale Artan Koni teste

EMISIONET