Konflikt për biznesin familjar, politikani vritet nga i biri, i përplasi kokën disa herë në gur

Karabinierët e Bergamos arrestuan  Francesco Colleonin për vrasjen e babait të tij Franco, me 2 janar në Dalmine. 

34-vjeçari dyshohet se kreu krimin në kulmin e një mosmarrëveshje rreth rihapjes së restorantit "Il Carroccio", të cilin ata e menaxhonin së bashku. 

Djali u konfliktua fizikisht me babain e tij, ish-sekretari partisë "Lega" në provincën e Bergamos, duke e rrëzuar në tokë dhe duke ja përplasur kokën disa herë në një gur në oborr.

Sipas mediave italiane motivi i ngjarjes janë marrëdhëniet e këqija familjare dhe në ato që lidhen me menaxhimin e restorantit familjar. Gjatë natës, i arrestuari pranoi konfliktet me babanë e tij, por shprehej se nuk mbante mend asgjë për ngjarjen.

Francesco Colleoni u dërgua në burgun e Bergamos në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

68-vjeçari ishte figurë aktive e politikës lokale por vitet e fundit ishte larguar nga partia "Lega" ku ai aderonte.

"E kujtoj me vlerësim Franco Colleoni. Me të ndamë vite betejash, humbjesh dhe fitoresh. Kujtoj drekat dhe darkat në restorantin e Dalmines. Lutem për të dhe i shpreh ngushëllimet të dashurve të tij," shkroi kryetari i "Lega"-s, Mateo Salvini.

Përveçse me politike dhe restorant, 68-vjeçari Colleoni ishte i dhënë edhe pas anijeve e barkave, ndërsa në fillimvitet 2000 ishte përfshirë në një çështje gjyqësore pas denoncimit nga një simpatizant i partisë.

Bota Lajme itali Europa vritet politikani

EMISIONET