Kolegji Zgjedhor vendos: PD-së i hiqen 69 emra nga lista e kandidatëve

Kolegji Zgjedhor vendos: PD-së i hiqen 69 emra nga lista e kandidatëve

Partia Demokratike do të futet në garë me 69 emra më pak nga sa kishte firmosur kryetari i selisë blu, Lulzim Basha. Kolegji Zgjedhor ka saktësuar se në 25 prill partitë duhet të futen në konkurrim me listë të barabartë. Megjithatë në debat u ngrit shqetësimin për mangësitë në Kodin Zgjedhor.

Partia Demokratike e ka humbur betejën e saj për të çuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 222 kandidatë.

Kolegji Zgjedhor nuk është bindur nga  argumentat e Partisë Demokratike dhe të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që koalicioni PD-AN të shkojë me 69 emra më shumë para zgjedhësve.

Si palë ankimuese, Partia Socialiste argumentoi se PD me pretendimin për të patur më shumë kandidatë se subjektet e tjera shkelin barazinë në garë por edhe ngarkohet fleta e votimit.

"Numri i lartë i listës së kandidatëve sjell problematika thelbësore si në garë por edhe në përgatitjen e procsi zgjedhor sa i përket fletës së votimit dhe parimit të votës parapëlqyese të kandidatëve."

Akuzat politike nuk munguan as në sallë, pasi përfaqësuesi i mazhorancës Salianji, numrin e lartë në listë e cilësoi si një taktikë elektorale.

"Me këtë vendim nuk mund të kemi më votë parapëlqyese pasi të 9 kandidatët e kanë të pamundur logjikisht që të marrin 10 mijë vota."

Por demokratët argumentuan se nuk është kompetencë e Komisioneri Shtetëror për të hequr emra nga listat e koalicionit zgjedhor pasi sipas pretendimit të tyre kodi përcakton vetëm numrin minimal dhe jo atë maksimal.

"Me 222 kandidatura është sigurimi i vazhdimësisë së Kuvendit. Përsëri në rast dorëheqje apo rast fatkeqësie, qoftë larg për ndonjë kandidat, secili subjekt të kishte numër kandidaturash të paraqitura të cilat mund të ftoheshin  të merrnin mandatin në rast të krijimit të vakancës nga ata që e kishin fituar mandatin".

Pavarësisht vendimit të Kolegjit, në seancë u evidetuan se Kodi Zgjedhor ka mangësi ligjore, pasi për situata ekstreme nuk jep zgjidhje.

"Zgjedh kryetari i subjektit, i cili ka të drejtë të kandidojë në disa zona, të marrë mandatin në zonën ku ka 8 kandidatë ndërkohë në Kukës ky subjekt ka fituar 3 mandate. Nëse nuk zgjedh ai nuk mund të marrë dy mandate, njëri digjet. Si zgjidhet kjo?"

"Ky është një rast hipotetik."

Pas këtij vendimi, Komisioneri Shtetëror duhet të marrë vendim se si do të votojnë qytetarët, me fletë votimi me emra apo me numra.

Për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit KQZ ka vendosur që të prodhohen 3.660.647 fletë votimi.

https://youtu.be/iFdcuS4xNHw



Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit ervin salianji kolegji zgjedhor

EMISIONET