Kodi Elektoral hyn në fuqi, botohet në Fletoren Zyrtare
Kodi elektoral është botuar në Fletoren Zyrtare duke i hapur rrugë KQZ për të vijuar me administrimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Partitë politikë mund të regjistrohen vetëm në koalicione me listë unike, pavarësisht kundërshtive të presidentit Ilir Meta dhe opozitës së bashkuar.
Mazhoranca me votat në palament dhe me mbështetjen e deputetëve që lanë pas Basha dhe Kryemadhi arriti të ndryshonte Kushtetutën dhe mandej Kodin Elektoral për të hequr koalicionet parazgjedhore me listë të përbashkët, për të hapur listat, por për shpërndarjen e mandateve vendos kryetari i partisë.
Të gjitha partitë politike të mëdha dhe të vogla, si dhe kandidatët e pavarur duhet të kalojnë 1% të pragut kombëtar.
Mazhoranca do të bëjë çmos që opinioni i Venecias të mos adresohet në Kod, nëse do të jetë e nevojshme, para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ka qenë vetë kryetari i mazhorancës, i cili ka deklaruar se ekspertiza e Venecias do të diskutohet mes të gjitha palëve, por jo për parlamentaret e ardhshme, pasi sipas tij nuk ka kohë.
Për zgjedhjet parlamentare KQZ po bën përgatitjet e fundit për teknologjinë në zgjedhje si dhe ka ngritur grup pune për votën e emigrantëve.
