KLGJ "filtron" kandidaturat për tre vakanca në Gjykatën e Lartë
Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet sot për shqyrtimin e kandidaturave për plotësimin e tre vakancave në Gjykatën e Lartë.
Kriteret për kandidatët janë të ketë 15 vite punë dhe të kenë kaluar të dy shkallët e vettingut.
Gjykata e Larta aktualisht ka 3 gjyqtarë ndërkohë që numri i dosjeve ka shkuar mbi 35 mijë.
Rendi i ditës
Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Albana Boksi të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicione të lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 242 dhe nr. 244, datë 09.07.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Alban Toro).
(Bashkëlidhur projektvendimi dhe relacioni shoqërues.)
Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Enton Dhimitri të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.87 datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relatore znj. Marçela Shehu).
(Bashkëlidhur projektvendimi dhe relacioni shoqërues.)
Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Klodian Kurushi të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 241, nr. 242 dhe nr. 244, datë 09.07.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relatore znj. Marçela Shehu).
(Bashkëlidhur projektvendimi dhe relacioni shoqërues.)
Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e relatorit në procedurat e verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët znj. Alma Hicka dhe znj. Saida Dollani”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Ilir Toska).
(Bashkëlidhur projektvendimi dhe relacioni shoqërues.)
