Kjo mama u mëson vajzave të saj se virgjëria nuk ekziston
Një video e postuar në TikTok nga kjo nënë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve dhe po bën namin në rrjet.
Në pamjet e publikuara shihet Cayce LaCorte e cila u mëson pesë vajzave të saj se virgjëria nuk ekziston.
“Unë po i mësoj 5 vajzave të mia që virgjëria është një koncept patriarkal që përdoret për të kontrolluar gratë dhe nuk shërben për asnjë qëllim, përveçse i bën gratë të ndihen keq me veten e tyre. Vetëm pse ti shkon me një djalë në një pikë të jetës, kjo nuk e ndryshon vlerën e saj, nuk ndryshon kush je, nuk bën asgjë tjetër përveç asaj që ndodh.”- thotë ajo.
Për ata që shqetësohen se kjo qasje do minimizojë rëndësinë e edukimit seksual apo se “vajzat nuk do jenë selektive gjatë jetës së tyre seksuale”, LaCorte ka ende diçka për të thënë:
“Seksi është i rëndësishëm. Do jetë gjithmonë! Kjo s’ka asnjë lidhje me herën tuaj të parë. Është qesharake. I gjithë koncepti është qesharak.”
https://www.tiktok.com/@book_mama/video/6930669280841305350?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.buzzfeed.com%2F&referer_video_id=6930669280841305350&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1
